Pas naftëtarëve të Ballshit, edhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit e kanë lënë grevën e urisë pas më shumë se 2 javësh.
Atyre kanë nisur të iu paguhen 3 paga, ndërkohë që më herët kanë deklaruar se kanë 27 paga të prapambetura.
Punëdhënësit iu kanë premtuar fillimisht 7 paga dhe të tjerat në muajt në vijim, si dhe nënshkrimi i kontratës me OSHEE dhe me Ujësjellësin nga data 1 mars.
Vetëm një ditë më parë grevën e lanë dhe naftëtarët e rafinerisë në Ballsh. Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit varen nga të njëjtat firma “Bylys dhe Tosk Energji” te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë.
Kjo ka sjellë shumë peripeci tek punonjësit të cilët nuk janë paguar por nuk e kanë lënë punën për të mos lënë pa energji dhe ujë disa fshatra.