Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Meta ka vetëm një, pyetni gruan e Bilalit sa shtëpi ka


Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nuk ka luks të merret me presidentin e vendit Ilir Meta sepse ai ka dy banesa, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit.

Tedi Blushi i është përgjigjur flakë për flakë Ramës, duke i thënë se presidenti ka vetëm një shtëpi ndërsa shtron edhe një pyetje për të.

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”- shkruan Blushi.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sot ironitë në aktivitetin ku u prezantua projekti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Pasi u pyet nga gazetarët për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti, Rama tha se ishte luks i madh që të merrej me të.

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.

Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua të merrem.”– tha Rama.

Presidenti Meta ka thirrur një tubim në mbrojtje të Kushtetutës më 2 mars, pasi ka akuzuar maxhorancën për një përpjekje për grusht shteti përmes kapjes së të gjitha institucioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *