Vendosni fjalën kyçe....

Relator i dosjes Aliko, Dvorani: Henri Çilin e njoh por nuk kam kontakte me të


Ardian Dvorani pasi raportoi në Komisionin Hetimor Parlamentar, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për dosjen e vëllezërveAliko, për të cilën është arrestuar dhe botuesi Henri Çili.

Alikot bënë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Ardian Dvorani si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë u caktua relator i çështjes. Dvorani u tha gazetarëve se dosja Aliko nuk është trajtuar me prioritet nga ai, pasi nuk i ka ardhur një kërkesë për procedurë të përshpejtuar.

Përsa i përket kontakteve të tij me Henri Çilin, i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm tek zyrtarët pikërisht për të liruar vëllezërit Aliko, Dvorani tha se e njeh por nuk ka kontakte me të.

 “Në Gjykatën e Lartë unë jam i vetmi në detyrë, dhe në sistemin tonë 35 mijë çështje janë me relator Ardian Dvoranin. Këshilltarët që janë në detyrë përgatisin dosjet në mënyrë që gjyqtarët që emërohen t’i përballojnë.  Meqenëse Gjykata e Lartë nuk funksionon, në rastin tim është kategorike.

Z.Çili e njoh, nuk jemi miq, në evente të caktuara por s’kam asnjë kontakt.

Kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse në kompetencat si kryetar i Gjykatës së lartë e para kush do e gjykonte, e dyta gjyqtari që ta merrte me prioritet do e merrte me firmën time.

Në dijeninë time nuk ka gjë në lëvizje, është një çështje e ngritur në 2019, nuk bëhet fjalë, nuk jam në dijeni për një çështje. Z. Çili nuk e di kur mund ta kem takuar para disa muajsh më parë.”- tha Dvorani.

Botuesi Henri Çili u arrestua sot në kuadër të operacionit “Mezhgorani”. Ai akuzohet për ndikim të paligjshëm tek zyrtarët pikërisht për të liruar vëllezërit Aliko. Sipas Zërit të Amerikës, Çili është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij. Sipas gazetës, ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili ka premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. 

Arbion Aliko, është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *