Një automjet tip “Volkswagen” ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në periferi të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr. Sipas policisë në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.
Policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.