Vendosni fjalën kyçe....

Tubimi i 2 marsit, zëdhënësi i Metës këshillon qytetarët: Shmangni incidentet e provokimet


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar sot një video, përmes të cilës shorehet se është i paduruar deri në tubimin e dy marsit, që e cilëson si “pranverën kuq e zi”.

“Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën ‘Kuq e zi’.”, shprehet presidenti në videomesazh.

Ndërkohë zëdhënësi i tij Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët do të marrin pjesë në tubim, që të shmangin çdo provokim e incident.

Blushi shprehet se qëllimi i këtij manifesti është gjithëpërfshirja, e ndaj thekson se vetëm flamujt kuqezi dhe mimozat janë të mirëpritur në Bulevard.

MESAZHI I BLUSHIT
Të dashur qytetarë,
Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.
Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.
Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.
Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.
Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:
Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755
Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488
Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:
pranverakuqezi@president.al
beselidhja@president.al
Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!
Ju lutem bashkëpunoni me ta!
E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!
MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *