Vendosni fjalën kyçe....

U kthyen në Shqipëri nga vendet e prekura, 5 persona testohen për koronavirusin dhe dalin negativë


Pesë persona të tjerë në Shqipëri janë testuar për koronavirusin pasi dyshoheshin se ishin infektuar, por fatmirësisht rezultatet kanë dalë negative.

Ministria e Shëndetësisë publikoi një informacion të përditësuar, ku theksohet se Shqipëria deri sot është e paprekur nga koronavirusi i ri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *