Vendosni fjalën kyçe....

Arinjtë polarë kanë filluar të hanë njëri-tjetrin në Arktik


Ndryshimet klimatike dhe njerëzimi po i çojnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit. Daily Mail shkruan se një shkencëtar rus ka zbuluar se arinjtë po ushqehen me njëri-tjetrin në Arktik, pasi shkrirja e akullit dhe nxjerrja e karburanteve fosile po shkatërron natyrën e tyre.

Nivelet e akullit po bien për shkak të rritjes së temperaturave dhe kompanitë industriale po lëvizin në zonë, duke i nxjerrë arinjtë polarë jashtë habitatit të tyre të gjuetisë ose në zonat bregdetare ku ushqimi po i largohet.

Rritja e incidenteve të kanibalizmit, sipas studiuesit, mund të jetë gjithashtu si rezultat rritjes së aktivitetit njerëzor në Arktik.

“Rastet e kanibalizmit midis arinjve polarë janë një fakt i krijuar prej kohësh, por ne jemi të shqetësuar sepse raste të tilla dikur gjendeshin rrallë, ndërsa tani ato regjistrohen mjaft shpesh”– i tha Mordvintsev agjensisë së lajmeve Interfax.

“Ne deklarojmë se kanibalizmi në arinjtë polarë po rritet.”

Mordvintsev beson se këto kafshë po ushqehen në njëra-tjetrën sepse furnizimi i tyre me ushqim është i pakët. Meshkujt e mëdhenj po sulmojnë femrat dhe këlyshët sepse janë shënjestra më të lehta dhe nënat po hanë foshnjat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *