Vendosni fjalën kyçe....

Balla sulmon Metën: S’mund ta parashikonim se do katandisej si Ver Llapa


Në ditën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste,  sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Taulant Balla nuk nguroi të sulmonte dhe ironizonte presidentin e vendit Ilir Meta. Ai tha se kur socialistët e votuan atë për president, nuk e dinin se si do vepronte ai pastaj. E madje e krahason me Ver Llapën,  personalizhin emblatik që lyp në Rrugën e Kavajës dhe në zonën e 21 Dhjetorit.

 “ Ka disa që na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.

Ne bëmë punë të mira në atë Koalicion dhe Ilir Metës i dhamë thjesht hakun, si pjesë e koalicionit, pasi presidentin me vetëm votat tona se zgjidhnim dot, po edhe si më i miri president nga radhët e opozitës realisht. Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, që Ilir Meta do katandisej si Veri që u nxjerr gjuhën njerëzve tek udhëkryqi i 21 dhjetorit!

Por mos e harroni që ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI-në për shkak të Reformës në Drejtësi, sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet vetëm më pas, sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës.”– u shpreh Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *