Vendosni fjalën kyçe....

“Largohu nga rruga të merremi me regjimin e Asadit” – Erdogani zbulon telefonatën me Putinin


Presidenti i Turqisë i ka kërkuar homologut rus, Putin, që t’i hapë rrugën për t’u marrë më qeverinë siriane.

Teksa tensionet në provincën e Idlibit janë në pikën e vlimit, kreu i shtetit turk u shpjegoi ligjvënësve të partisë së tij për trajtimin e përshkallëzimit në provincën veriperëndimore të Sirisë, ku trupat turke dhe siriane janë përfshirë në përleshje javët e fundit.

Duke përshkruar bisedën e tij telefonike me Putinin, Erdogan tha nëse interesi i Rusisë në Siri ishte të mbante një prani ushtarake atje, Turqia, nuk e kundërshton atë.

‘Unë e pyeta presidentin Putin: Cili është puna juaj atje? Nëse doni të ndërtoni një bazë, bëjeni, por na u hapni nga rruga jonë dhe na lini ballë për ballë me regjimin sirian.’

Moska ndërhyri në konfliktin sirian në 2015 për të ndihmuar Damaskun të luftonte kundër grupeve rebele. Moska tha se duke ndihmuar qeverinë siriane parandaloi sulmet e ardhshme të nisura nga ky entitet i mundshëm kundër kombeve të tjera, përfshirë Rusinë.

Udhëheqësi turk tha se lufta kundër qeverisë siriane është e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare në Idlib, e cila do të shkaktonte një fluks të ri refugjatësh në Turqi përtej kufirit.

Një pjesë e përgjigjes së Turqisë ndaj situatës ishte hapja e kufirit me Evropën për azilkërkuesit. Erdogan tha se BE-ja nuk arriti të mbështesë Turqinë, e cila tashmë pret mbi 3,6 milion refugjatë nga Siria dhe përballet me 4 milionë që janë në ardhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *