Vendosni fjalën kyçe....

E përplas motoçikleta, humb jetën 72-vjeçari në Bilisht


Një 72-vjeçar ka humbur jetën pranë Bilishtit, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Ponçarë, ndërsa dyshohet se 43-vjeçari me iniciale S.H., ka përplasur me motoçikletë të moshuarin me iniciale T.S., i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit menjëherë pas aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *