Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, koronavirusi shtyn derbin Juventus-Inter


Ajo që pritej ndodhi, koronavirusi ka shtyrë derbin e Italisë Juve-Inter si dhe katër ndeshje të tjera të Serisë A që do të luheshin këtë javë.

Corriere Dello Sport shkruan se kjo u vendos përmes një dekreti për urgjencat në lidhje me koronavirusin. Liga Kombëtare Profesioniste e Serisë A, pasi është njohur me dekretin qeveritar lidhur me shtimin e situatës së emergjencave në veri të Italisë, ka vendosur që pesë nga ndeshjet e kësaj jave që fillimisht do të luheshin me dyer të mbyllura, të shtyhen për më 13 maj.

Ndryshon edhe data e finales së Kupës së Italisë, e cila zhvendoset në 20 maj.

Ndeshjet e Serisë A që shtyhen për në 13 maj janë:

-Juve-Inter

-Udinese-Fiorentina

-Milan-Genoa

-Parma-SPAL

-Sassuolo-Brescia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *