Vendosni fjalën kyçe....

Henri Çili mohon akuzat: Çdo gjë e manipuluar, do i kundërshtoj me prova dhe fakte


Një ditë pas arrestimit mësohet dëshmia që ka dhënë botuesi Henri Çili para policisë. Sipas Report Tv, Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga organi i Prokurorisë.

Botuesi i njohur i është nënshtruar seancave pyetësore në orët e vona të mbasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore.

Ai është shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur “me prova dhe fakte”.

Çili, i cili u vu dje në pranga për shkak se dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për të lehtësuar dënimin e formës së prerë nga Apeli për dy vëllezërit nga Lazarati, Alban dhe Arbjon Aliko.

Këto dy persona akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015 në Lazarat.

Çilit mësohet se do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *