Vendosni fjalën kyçe....

I infektuar me koronavirus, vdes në spital deputeti iranian


Një deputet iranian i cili ishte prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit.

Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh javën e kaluar, besohet se ka rezultuar pozitiv për sëmundjen disa ditë më parë.

Ai vdiq mëngjesin e së shtunës, pasi u dërgua në spital me “grip dhe lëndime kimike” të marra në luftën Iran-Irak, shkruan Independent.

Ky lajm vjen pasi Ministria e Shëndetësisë zbuloi se koronavirusi i ri kishte vrarë 43 njerëz në Republikën Islamike, mes 593 rasteve të konfirmuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *