Vendosni fjalën kyçe....

Kamarieri shqiptar konsiderohet hero në Itali, u vjen në ndihmë të sëmurëve me koronavirus


Në një kohë mjaft të vështirë për italianët që gjenden nën panik për shkak të përhapjes së koronavirusit, një djalë i ri shqiptar është kthyer në hero për ta pasi po jep një ndihmë të çmuar në një nga rajonet e prekura , në Liguria.

Mediat italiane, shkruajnë se bëhet fjalë për Albi Albinon, i  cili punon si kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, i cili u vu në karantinë pasi një nga klientët, rezultoi pozitive me koronavirus. Ajo ishte një grua 72-vjeçare.

Albi u ka shërbyer të moshuarve që gjenden në izolim duke mos bërë vetëm punën e kamarierit. E ky akt i tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti.

Toti ka bërë një postim në Facebook, dedikuar të riut shqiptar të cilin e falenderon dhe thotë se do mundohet të punojë për t’i dhënë shtetësinë italiane.

 “Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”, shkruan Toti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *