Vendosni fjalën kyçe....

Kisha në New Jersey nuk i jep kungimin fëmijës që vuan nga autizmi: I paaftë të dallojë të mirën nga e keqja


Anthony LaCugna

Një kishë katolike në New Jersey ka marrë mjaft kritika pasi i mohuan një djali tetë vjeçar kungimin e parë, për shkak se siç shkruan Daily Mail, ai vuan nga autizmi dhe kjo sipas kishës e bën atë “të paaftë për të dalluar të mirën nga e keqja”.

Famullia e Saint Aloysius u tha prindërve të Anthony LaCugna, se djali i tyre nuk mund të merrte pjesë në ritualin fetar për shkak të aftësisë së kufizuar. Të paktën kështu është shprehur babai i djalit, Jimmy LaCugna.

Prifti John Bambrick

Ai shprehu zhgënjimin e tij për veprimet ‘e turpshme dhe dekurajuese’ të kishës në një postim në Facebook që është bërë viral.

Ai shkroi: “Ati Bambrick në kishën Shën Aloysis në Jackson dhe arqipeshkvi i Trentonit erdhën në këtë vendim pasi Anthony nuk është në gjendje të përcaktojë të mirën nga e keqja për shkak të paaftësisë së tij dhe ata mendojnë se ai nuk përputhet me ‘standardin e kërkuar për kungimin’.”

Nëna e tij Nicole LaCugna tha se ajo thjesht dëshiron që fjali i saj të trajtohet si të gjithë të tjerët.

Famullia e Shën Aloysius ka reaguar me një deklaratë ku thuhet se një ‘informacioni i ri ka dalë në dritë’ duke i lejuar ata që ta rishqyrtojnë këtë veprim.

Ata shkruajnë se kanë hulumtuar se si mund t’u vijnë më shumë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar dhe se një protokoll i ri tanimë do t’i konsiderojë fëmijët në këto situata se kanë një marrëdhënie ‘të brendshme shpirtërore’ me Perëndinë.

Megjithëse në deklaratë thuhej se familja LaCugna është kontaktuar në lidhje me ndryshimin e politikës, babai i fëmijës tha se famullia nuk ka bërë ndonjë premtim se djali i tij do të kungohet.

Edhe pse institucionet fetare nuk kërkohet me ligj për t’u përshtatur për personat me nevoja të veçanta, shumë njerëz në mediat sociale e kanë kritikuar këtë veprim.

Jimmy dhe Nicole LaCugna


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *