Tashmë adoleshentët në Francë e Britaninë e Madhe, fillimisht, do jenë në gjendje të ngasin një makinë pa pasur nevojë për leje drejtimi.
Kompania franceze Citroën ka prodhuar një makinë krejtësisht elektrike që kushton rreth 5000 stërlina.
Ajo mund të arrijë një shpejtësi deri në 40 kilometra në orë dhe të përshkojë me një karikim deri në 75 kilometra.
Për të drejtuar mjetin në fjalë mjafton të kesh leje drejtimi për motoçikletë. Makina është 2.4 metra e gjatë dhe 1.3 metra e gjerë mund të karikohet edhe në prizat e shtëpisë për 3 orë.