Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar arrestimin e botuesit të njohur Henri Çili, pas pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp ku ai dha fakte të reja të asaj që e quan “grusht shteti” nga maxhoranca.
Meta tha se nuk do habitej edhe sikur të tjerë analistë si Fatos Lubonja apo Artur Zheji të arrestoheshin si drejtues të Camorra-s në Itali, për shkak se maxhoranca po krijon ngjarje që sipas tij, heqin vëmendjen nga aty ku është problemi i vërtetë.
“Secili që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësisë pavarësisht në situanë ku ndodhemi. Nuk do të habitesha sikur nesër të dëgjoni se Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se dyshohet se organizojnë CAMORRAN për shkak se kanë lidhje me Italinë. Nuk do të habitesha nëse do të dëgjoja se pranë presidencës u ndaluan dy persona me koronavirus. Alerti është diku tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokuse që duan të krijojnë”, u shpreh Meta.