Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ambasadës së SHBA-së: ZERO shqetësim në 2 mars, njerëzit do vijnë nga Amerika


Para manifestimit të 2 marsit, kreu i shtetit Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë e cila një ditë më parë paralajmëroi qytetarët e saj që jetojnë në kryeqytet të shmangin protestën, duke kujtuar se në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë.

Meta tha se përkundrazi, shqiptaro-amerikanët duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe madje qindra prej tyre pritet të mbërrijnë të hënën për të protestuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor, më demokratik, më gjithpërfshirëse dhe më kuqezi më 2 mars. Për të gjithë shqiptarët që ndjejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet, pasi kushtetuta është dokumenti themeltar i këtij shteti dhe vetëm mbrojtja e saj e garanton unitetin tonë kombëtar e garanton shtetin e së dretjës e të ardhmen evropiane.

Me kërkesën time, dje jam takuar me drejtuesit më të lartë të polisicë ndërkohë që kemi komunikuar dhe më parë me shkresa zyrtare për të organizuar një manifestim i mrekullueshëm me sa më pak policë që angazhohen në mbrojtje të institucioneve pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkëlqyeshëm me qindra e mijëra vullnetarë që duan të shërbejnë e të japin kontribut të çmuar për të sjellë një traditë atë të festës së demokracisë të triumfi të  lirisë mbi frikën e tiraninë që ajo do të instalojë në këtë vend.

Evropianë amerikanë pjesë marrja do jetë e lartë, shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e tyre, kemi problem se duan që edhe zëri i tyre të dëgjohet, se duke jetuar këtu janë të shokuar nga niveli i shkeljes së ligjit dhe mbretërimi i korrupsionit ne do bëjmë gjithcka që zëri tyre të dëgjohet, të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim e japim. Nuk është tashmë një sekret që me dhjetra shqiptaro amerikan kanë mbërritur e disa qindra do jenë deri të hënën në drekë, mes tyre edhe shumë personalitete të spikatura për opinionin publik.

Alert ka vetëm për grupin puciast, kush e ndjen vetën pucist është i alertuar, pse? Sepse është thirrur populli”.- tha Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *