Vendosni fjalën kyçe....

Pankarta për 2 marsin në derbin e Tiranës, Meta: Falenderim special tifozëve


Futbolli duket e ka shumë të vështirë të shkëputet nga politika. Derbi i Tiranës që u zhvillua mbrëmjen e kaluar ka tërhequr vëmendjen e presidentit të vendit Ilir Meta.

Kjo sepse disa tifozë kanë shpalosur  pankarta për manifestimin e thirrur më 2 mars nga presidenti, e ky i fundit shpreh një falenderim për ta.

“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante. Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2marsit”, shkruan Meta.

Derbi i kryeqytetit përfundoi dje me fitoren e Tiranës me rezultatin 5-1. Një humbje shkatërruese për demat e kuq, për të cilët është derbi i dytë që humbin brenda një sezoni.

Në këtë sfidë ekipet janë ndëshkuar edhe me nga një karton të kuq secila.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *