Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës ndaj Serbisë


Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

RTK raporton se pas mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme nga ora 11:00.

“Sapo u dakorduam që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën në orën 11:00. Pra kemi 41 nënshkrime. Dëshiroj që të falënderoj deputetët që kanë dashur të jenë pjesë e këtij mocioni”, tha ai.

Ai nuk ka përjashtuar edhe protestat për ta kundërshtuar veprimet e Albin Kurtit në lidhje me heqjen e taksës.

“Jemi kundër heqjes së taksës, derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër. Mendojmë që ka gabuar shumë. Pra siç duket nuk ka pasur as një dakordim me partnerët e koalicionit. Do ta kundërshtojmë në të gjitha format ligjore që na lejohet…pse jo”, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *