Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka qenë i pranishëm në një ndeshje futbolli mes dy degëve në kryeqytet të PD-së.
Ai shkruan se ndeshja e futbollit u organizua për qëllime bamirësie dhe nga shitja e produkteve ushqimore e biletave u mblodhën fonde për të ndihmuar familjet në nevojë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
‘Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie,nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.’ – shkruan Basha në Facebook.