Vendosni fjalën kyçe....

Portieri bën gafën e pafalshme, merr topin dhe e fut në portën e tij (Video)


Brice Maubleu, portieri i pafat i skuadrës franceze Grenoble, ka folur pas gafës së rëndë që i kushtoi ekipit të tij humbjen 2-0 ndaj Caen-it në ndeshjen e kampionatit.

Gjatë një aksioni të kundërshtarit, ai në mënyrë të habitshme e të papritur e dërgoi topin që kishte në dorë, drejt e në portën e tij.

Edhe pse u përpoq ta rregullonte gabimin, ai nuk qe në gjendje që të shmangte autogolin.

‘Ka mbrëmje të errëta dhe kjo është njëra prej tyre. Unë doja t’ia pasoja topin shokut tim të ekipit por ngaqë ai nuk po më shikonte ndryshova mendim në çast e më pas topi më rrëshqiti nga duart.’ – tha ai para gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *