Kryeministri i vendit Edi Rama, nuk i ka kursyer ironitë ndaj presidentit të vendit Ilir Meta, lidhur me manifestimin e thirrur nga ky i fundit më 2 mars.
Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, Rama tha se aleanca kundër drejtësisë së re, po kërkon të bëjë një besëlidhje të dytë të Lezhës.
“Kthe kokën pas s’ka kundërshtar, shiko para, është bosh, vërtet dalin shajnë e bërtasin, janë si goditjet e lugëve në tenxhere bosh. Dhe në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, se njerëzit e ndjejnë shumë më shumë se ne ‘boshin’. Ne përjetojmë gjithë goditjen sulmet, e akuzat. Duke qenë të rrethuar nga boshi, ndjehemi si qendra e botës. Po njerëzit nuk i shohin këto.
Njerëzit po presin besëlidhjen e dytë të Lezhës më 2 mars, do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e betuar të reformës në drejtësi. Po e bëjmë të mundur ne, po ndodh sot reforma në drejtësi. Do bëjë besëlidhjen e dytë, pa marrë mundimin të shkojë as deri në Lezhë, por duke ndenjur e duke thënë se jemi këtu, nuk i shofin njerëzit fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë e duhet të shohim shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë sepse nesër nga ne do kërkohet shumë më tepër e kujt t’ja kërkojnë, nga të kthehen, nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve se janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre, por duhet t’i kuptojmë sot pa na ndodhur, se ça pasojash sot mund të ketë”– tha Rama.