Vendosni fjalën kyçe....

Roman Polanski shpallet regjisori më i mirë, gratë aktore braktisin sallën (VIDEO)


Disa aktore janë larguar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve César në Paris, të konsideruar edhe si “Oscar-i francez” pasi Roman Polanski u shpall regjisori më i mirë.

Ceremonia franceze ishte shoqëruar me kritika, për shkak se filmi i Polanskit “An Officer and a Spy” u  nominua për 12 çmime. Por kur vetë Polanski u shpall regjisori më i mirë, ky zemërim arriti kulmin me aktoret gra që braktisën sallën.

Regjisori polako-francez u largua nga SHBA-ja pas dënimit të tij për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitet 1970.

Qysh atëhere ai është përballur me akuza të shumta për abuzim seksual. Siç shkruan BBC, filmi i tij fitoi tre çmimesh të premten në mbrëmje, por as ai dhe as anëtarët e stafit të tij nuk morën pjesë nga frika për sigurinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *