Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e talibanët nënshkruajnë marrëveshjen historike, trupat amerikane e të NATO-s tërhiqen nga Afganistani


Uashingtoni dhe talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje që parasheh kushtet për tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani.

Marrëveshja u nënshkrua nga i dërguari i paqes për Afganistanin, Zalmay Khalilzad dhe një nga udhëheqësit e vjetër të talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Marrëveshja përcakton që Uashingtoni dhe aleatët e tij të tërheqin trupat e tyre nga pesë baza në Afganistan brenda 135 ditëve të ardhshme. Ushtarët e mbetur amerikanë do të largohen nga vendi në 14 muajt e tjerë, nëse talibanët përmbushin angazhimet e tyre.

Dokumenti paraqet bazat për negociatat e ardhshme midis talibanëve dhe qeverisë afgane, që synojnë të sjellin një paqe të qëndrueshme në vend.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lehtësojnë bisedimet dhe të heqin sanksionet ndaj talibanëve deri në gusht, me kusht që negociatat të fillojnë ashtu siç është planifikuar.

Udhëheqësi i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, u bëri thirrje të gjithë luftëtarëve të tij që të nderojnë dhe t’i përmbahen marrëveshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *