Vendosni fjalën kyçe....

Skadon afati i aplikimit online për rindërtimin, 28 shkurti ishte afati i fundit


Skadon afati i aplikimit për të përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që la pa shtëpi mijëra shqiptarë.

Data 28 shkurt ishte afati i fundit për të prekurit që humbën banesat që të mund të aplikonin online në portalin “Shtëpia ime”.

Aplikimi është vetëm faza e parë, më pas bashkitë e zonave të prekura do të mbledhin aplikimet për t’i ndarë në varësi të programeve, rindërtim nga e para, dëmshpërblim apo rikonstruktim.

Pas kësaj, qytetarët do të duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që plotësojnë dosjet e tyre për të nisur nga puna. Në varësi të dëmit që ka pësuar banesa, do të bëhet dëmshpërblimi ose rindërtimi i banesës nga e para.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka sqaruar se për banorët që kanë dy shtëpi të dëmtuara, nuk do t’u ndërtohen 2 shtëpi por vetëm njëra prej tyre.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e rindërtimit ku u prezantuan dje modelet e reja të banesave, tha se rindërtimi do të nisë për qytetarë me më pak të ardhura dhe ata që kanë zgjedhur të jetojnë në çadra pranë banesave të rrënuara për të mos braktisur pranat dhe gjënë e gjallë.

Shtëpitë e reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti sipas tij, do t’i ngjajnë vilave dhe apartamenteve luksove në qendër të kryeqytetit.

Ai u zotua se më 31 dhjetor 2020 mijëra qytetarë të ngelur jashtë pas tërmetit do kenë në dorë çelësat e banesave në lagjet e riurbanizuara. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *