Kukësi ka shkarkuar trajnerin Shpëtim Duro pas barazimit ndaj Teutës pasditen e sotme.
Njoftimi është bërë nga zyra për shtyp e klubit verior sipas të cilit thuhet se shkarkimi ka ardhur për shkaktë mungesës së rezultateve.
‘Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!’ – thuhet në njoftimin e klubit.
Në tre neshjet e fundit Kukësi ka mbledhur vetëm 2 pikë duke ia dorëzuar kreun e renditjes, Tiranës.