Teuta e Kukësi kanë ndarë nga një pikë në sfidën e pasdites së sotme.
‘Djemtë e detit’ shënuan të parët me anë të Kallakut por dy gola të Shkurtajt, njëri në fund të pjesës së parë e tjetri në minutën e 65-të i dhanë avantazhin e përkohshëm ekipit të drejtuar nga trajneri Duro.
Kur gjithçka po shkonte mirë e bukur për Kukësin, një gol në minutën e 95-të i Kallakut i dha barazimin Teutës e i hoqi një mundësi të mirë Kukësit për të ruajtur hapin e Tiranës.
Pas këtij barazimi, Kukësi ka ruajtur vendin e dytë me 4 pikë më pak se Tirana.