Vendosni fjalën kyçe....

2872 viktima nga koronavirusi në Kinë, Irani raporton 54 të tilla


Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë shkoi në 2,872 të dielën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Agjencia tha se 35 njerëz të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit ndërsa 573 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve rreth 80,000.

Tridhjetë e katër nga vdekjet ndodhën në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei, ndërsa një në provincën Hunan. Afro 52,000 njerëz aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 41.620.

Vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave në botë është Irani me 54. Duhet thënë se në Iran, janë prekur nga koronavirusi edhe dy zyrtarë të lartë si zv.presidentja e zv.ministri i Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *