Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura për të dytën javë në tre rajone veriore italiane në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll shpërthimin e koronavirusit në Itali, që është vendi me më shumë raste në Europë.
Vendimi u mor pasi numri i vdekjeve nga infeksioni shkoi në 29, shumica dërrmuese në rajonet e pasura të Lombardisë, Venetov dhe Emilia Romagnas.
Përveç kostos njerëzore në rritje, qeveria është e shqetësuar gjithashtu nga ndikimi i mundshëm në ekonominë e brishtë të Italisë.
Duke kërkuar të ndalojë përhapjen e sëmundjes shumë infektive, qeveria javën e kaluar ndaloi mbledhjet publike në pjesën më të madhe të Italisë veriore dhe mbylli qendrat arsimore.