Vajza e regjisorit Steven Spielberg është arrestuar për dhunë në familje, vetëm një javë pasi njoftoi se do të niste një karrierë në industrinë e filmave për të rritur.
Fox News shkruan se 23-vjeçarja Mikaela Spielberg u arrestua të shtunën rreth orës 06:30 të mëngjesit në Nashville.
I fejuara i saj Chuck Pankow, konfirmoi lajmin.
“Është e vërtetë”- i tha Pankow për Fox News, duke shtuar se incidenti që kishte ndodhur ishte “një keqkuptim”.
I fejuari i Spielberg, 47 vjeç, nuk zbuloi se ku ndodhi incidenti apo kush ishte i përfshirë, por konfirmoi se vajza e regjisorit është në rregull.
“Askush nuk është lënduar,” tha Pankow.
Një zyrtar konfirmoi se Mikaela u arrestua për akuzën për dhunë.
Pas arrestimit të saj, Mikaela u dërgua në qendrën e paraburgimit Hill, ku u mbajt për 12 orë, derisa dikush pagoi garancinë prej 1 mijë dollarësh për lirimin e saj.
Arrestimi i Mikaela-s vjen pas një jave, pasi ajo zbuloi aspiratat e saj për një karrierë në filmat porno.