Vendosni fjalën kyçe....

Basha u bën thirrje qytetarëve: Mirutakofshim nesër në bulevard në mbrojtje të Kushtetutës


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen pasditen e nesërme në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kryedemokrati thekson se do jetë atje si qytetar, bashkëshort e prind në mbrojtje të Kushtetutës.

Tubimi i pasdites së nesërme në Bulevard është thirrur nga presidenti Meta i cili ka theksuar se do jetë atje në mbrojtje të Kushtetutës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen.

‘Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!’ – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *