Pas një periudhe pushimi e qetësie, te Juventusi është rikthyer sërish çështja Dibala.
Argjentinasi ka gjetur njëfar qëndrueshmërie me trajnerin e ri Sarri, por gjithsesi sulmuesi nuk dëshiron të qëndrojë më nën hijen e Kristiano Ronaldos.
Dibala ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Reali i Madridit, që ka kohë që e ndjek. Lojtari mund të largohet që këtë verë, por duhet që më parë madrilenët të lirohen nga uellsiani Bejl.