Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata liron botuesin Henri Çili


Gjykata e Përmetit e ka lënë të lirë botuesin Henri Çili, duke e lënë me masën detyrim paraqitjeje. Ai është mes 30 personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani.’

Seanca e sotme ka zgjatur 7 orë dhe mësohet se Çili i ka mohuar gjashtë akuzat e ngritura ndaj tij prej organit të akuzës. Seanca nisi paraditen e sotme në orën 12:00 e në përfundim të saj Çili është liruar nga burgu.

Ky i fundit u ndalua dy ditë më parë në Tiranë me akuzën se kishte ndikuar te një gjykatës për të ulur dënimin ndaj dy personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Bashkë me Çilin në pranga ranë edhe juristi dhe pedagogu i UET-së, Ilir Korbi, administratori Betim Shkupi dhe biznesmeni Sait Fishta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *