Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj reagon ndaj Ramës: Nuk ma fal dot prishjen planin serbomadh


Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve nga kreu u qeverisë së Shqipërisë Edi Rama pak minuta më parë nëpërmjet Twitter-it.

Haradinaj shprehet se e kupton frustrimin e Ramës pasi nuk i fal do që i prishi planin serbomadh.

Më pas ish-kryeministri ka një mesazh për pasardhësin e tij në krye të qeverisë, të cilit i kërkon që të vazhdojë rrugën e tij të bllokimit të Ramës dhe të tjerëve për coptimin Kosovës.

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”-shkruan Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *