Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston videon: Nuk e mendoja që pas 30 viteve unë do ftoja shqiptarët për të mbrojtur demokracinë


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka publikuar videon e para 30 viteve ku shqiptarët rrëzonin diktaturën dhe kërkonin demokraci dhe pluralizëm politik.

Meta shkruan se nuk i besohet që pas 30 viteve do ishte ai që do ftonte në 2 mars shqiptarët për të mbrojtur këtë herë demokracinë dhe pluralizmin politik.

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”-
shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *