Vendosni fjalën kyçe....

“Mos u puthni” – Ministri i Shëndetësisë në Francë këshilla publikut


Francezët janë paralajmëruar të ndalojnë të puthurit me njëri-tjetrin në përpjekje për të kontrolluar epideminë e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin puthjen ‘franceze’ madje edhe atë me faqe, për t’i përshëndetur dikë ose për të thënë lamtumirë.

Ai i tha një deklaratë për mediat nga Pallati Elize se kjo bëhej për të shmangur përhapjen sa më shumë të koronavirusit.

‘Virusi po qarkullon në territorin tonë dhe ne tani duhet ta ngadalësojmë përhapjen e tij,’ tha ai.

Qeveria franceze ka pranuar se do ta ketë të vështirë të monitorojë puthjet në jetën personale, por organet profesionale tashmë kanë filluar të lëshojnë këshilla për punëtorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *