Një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur në një kanal në zonën e Shkozës në kryeqytet.
Fëmija është gjetur i mbytur në një kanal në afërsi të banesave sociale në Shkozë, raporton News 24.
Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me identitetin e fëmijës së gjetur, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.