Vendosni fjalën kyçe....

Nuk kalon pa polemika gjyqi ndaj Çilit dhe 30 të arrestuarve, gjyqtari ndërrohet në moment të fundit

 

Gjyqi ndaj botuesit Henri Çili dhe 30 të arrestuarve të tjerë nga operacioni “Mezhgorani” nuk ka kaluar pa polemika mes organeve të drejtësisë.

Në momentet e fundit është ndërruar gjyqtari për seancën e cila pritet të nisë nga momenti në moment.

Seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje. Ishte një kërkesë e prokurorit Asllan Bajrami, që është pranuar nga kryetarja e gjykatës, raporton Report TV.

Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Yrvete Shkreli, pasi dyshohet se kanë pasur përplasje mes tyre për caktimin e masës së sigurisë mes ditës së dielë apo të hënë. Gjyqtarja kërkonte që seanca të mbahej të hënën, dhe jo sot.

Kjo përplasje nuk është mbyllur me kaq. Si prokurori Bajrami, ashtu edhe gjyqtarja Shkreli, kanë kallëzuar njëri-tjetrin, por nuk dihet ende mbi çfarë akuzash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *