Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon videon: Kërkon mandat të tretë ai që shkaktoi eksodin e shqiptarëve


Partia Demokratike nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale e ka konsideruar absurditet kërkimin e një mandati të tretë nga kryeministri Rama pasi sipas demokratëve ai është përgjegjës për largimin e 300 mijë shqiptarëve.

Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!”-shkruan PD-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *