Një varkë peshkimi është mbytur këtë mesditë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.
Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.
Peshkatarët kishin hyrë në det për të mbledhur rrjetat e peshkimit me një pedalon cili nga dallgët është përmbysur.
Nga uji është nxjerrë shtetasi I.B rreth 48 vjeç ndërsa vazhdojnë kërkimet për shtetasin A.M rreth 52 vjeç.