Një polic kinez është kapur në kamera duke bërë lëvizje marciale për të ndaluar një fshatar të kthehet në shtëpinë e tij, pasi fshati i tij ishte mbyllur për shkak të koronavirusit.
Videoja tregon oficerin dhe kolegun e tij që qëndrojnë pas një shiriti, duke parandaluar hyrjet nga jashtë.
Teksa një fshatar me motoçikletë afrohet dhe kërkon të kalojë pengesën, oficeri bën lëvizje artesh marciale për ta trembur e përzënë. Pas kësaj, fshatari i hipën motoçikletës dhe largohet sërish.