Vendosni fjalën kyçe....

Policia e konfirmon: Fëmija i gjetur i dekomopozuar në kanal u denoncua i humbur nga familjarët


Policia e Tiranës ka konfirmuar se fëmija i gjetur në Shkozë i dekompozuar në një kanal është denoncuar i humbur më parë nga familjarët.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *