Vendosni fjalën kyçe....

Turqia hapi kufijtë, policia greke hedh gazlotsjellës ndaj migrantëve (Video)


Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të migrantëve, që janë mbledhur në kufirin Greqi-Turqi dhe po kërkojnë që të futen në territorin grek.

Qeveria greke ka ripërsëritur zotimin e saj se do të ndalojë migrantët që të futen në shtet.

“Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, duke shtuar se në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë penguar kalimin ilegal të kufirit të 4 mijë personave, transmeton Reuters.

Pamjet e publikuara nga AFP Agency në kufirin me Turqinë, në Kastenies, shfaqën policinë greke duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të një grupi migrantësh, të cilët hodhën gur në drejtim të policëve grekë.

 

Ndërkohë ministri turk i brendshëm deklaroi ditën e sotme se janë larguar 76.358 emigrantë.

Që nga ora 09:55 nëpërmjet qytetit Edirne nga vendi ynë janë larguar 76.358 emigrantë“, deklaroi Soylu nga llogaria në Twitter duke dhënë informacion lidhur me numrin e emigrantëve të larguar nga Turqia. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *