Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të dielën se forcat turke i kanë rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian në provincën Idlib pasi këta aeroplanë i kishin sulmuar aeroplanët turq.
“Dy aeroplanë të tipit SU-24 të regjimit janë rrëzuar pasi i sulmuan aeroplanët tanë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Në njoftim gjithashtu thuhet se një sistem i mbrojtjes ajrore, i cili e rrëzoi një dron të armatosur turk, dhe dy sisteme të tjera janë shkatërruar.
Turqia të dielën e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idblib pas sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve turq nga forcat siriane në orët e vona të së enjtes.
Në këtë sulm mbetën të vrarë 34 ushtarë turq dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Pas këtij sulmi, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka marrë vendim që t’ua hapë dyert drejt BE-së refugjatëve sirianë, duke u arsyetuar se Turqia nuk mund ta përballojë valën e re të imigrantëve që po largohen nga Siria.