Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 1 të vdekur e 8 të plagosur në Fushë-Krujë, arrestohet shoferi i “Benz”-it


Pas aksidentit masiv që ndodhi mbrëmjen e kaluar në afërsi të Tapizës në Fushë-Krujë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 8 të tjerë, policia ka vënë në pranga njërin nga shoferët e automjeteve që u përplasën me njëri-tjetrin.

I arrestuar është shoferi i “Benz”-it me inicialet H.Sh, 45-vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”  e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend  drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”  shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe  kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L.,  pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar edhe dy drejtues të tjerë automjetesh, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen në fjalë. Ata janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“A.Ç.,28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 Durrës, u kap  duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Z.M.,56 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.8, Durrës u kap  duke drejtuar në gjëndje të dehur.”- thuhet më tej në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *