Kreu i Shtetit Ilir Meta nga emisioni “Çim Peka Live” është përgjigjur lidhur me postimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila shprehu habinë për prezencën e flamurit amerikan në manifestimin e sotëm
Meta në intervistë deklaroi se nuk ishte në dijeni të postimit të ambasadores dhe nuk preferoi të komentonte lidhur me të por theksoi se prania e flamujve ishte për shkak se kishte shumë shqiptaro-amerikanë në shesh.
“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim
Siç ishte Ledi Bianku që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikanë me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm”-tha Meta.
Ndërsa moderatori Çim Peka e pyeti se është “hera e parë që një ambasadore amerikane shpreh habinë se si ka flamuj amerikanë”, kreu i shteti iu përgjigj: “Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”.