Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim: U befasova kur pashë flamurin amerikan, por ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestimin e sotëm


Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, ka reaguar lidhur tubimin e sotëm të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Kim shprehet e befasuar nga prania e flamurit amerikan në tubim por sqaron se SHBA-të ndërsa mbështesin të drejtën e protestës paqësore por që nuk kanë asnjë lidhje me manifestimin e sotëm

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”-shkruan Kim në Twitter.

Në postimin e saj, ambasadorja përdor figurativisht fjalën “manifestim” duke e vënë mes thonjëzash për të përshkruar mbledhjen e qytetarëve në shesh ditën e sotme të thirrur nga Kreu i Shtetit.

Postimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim në Twitter

Presidenti Ilir Meta me flamurin amerikan


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *