Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha sot në seancën plenare se Komisioni Europian ka vlerësuar vettingun dhe reformën në drejtësi në vend.
Ai akuzoi presidenti Meta dhe opozitën jashtë parlamentit se kanë kohë që përpiqen të pengojnë reformën në drejtësi.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, shtoi se Meta dhe opozita janë pjesë e një grupi që i druhet drejtësisë së re ndërsa tha se vendi është shumë pranë çeljes së negociatave për integrimi në BE.
‘Komisioni Europian vlerëson se vettingu dhe ngritja e institucioneve të drejtësisë ka ecur në mënyrë të shkëlqyer. Dhe do rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Raporti do bëhet publik shumë shpejt por sot po ndaj me ju disa të dhëna. Reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet guri i themelit i rrugëtimit të vendit drejt integrimit në BE. Ditën që u miratua reforma në drejtësi, u ngjiz një aleancë e paskrupullt për të penguar reformën në drejtësi, të cilët e miratuan kokëulur. Prandaj besëlikja dhe opozita në rrugë kanë thirrur sot tubimin kundër kësaj reforme. Ata nuk do ia arrijnë kurrë të pengojnë historin e re të drejtësisë në Shqipëri dhe të integrimit të saj në BE. Kush mendon se integrimi në BE është larg, e ka shumë gabim. Sot jemi gati për të filluar bisedimet. Ata politikanë të establishmentit të vjetër përpiqen t’i prishin punë Shqipërisë. Të thuash se sot jemi në grusht shteti është ç’ekuilibrim psikik të cilin e kemi paralajmëruar 4 vjet më parë. Shumë shpejt do zgjidhet Byroja Kombëtare e Hetimit.’ – tha Balla.