Vendosni fjalën kyçe....

Besëlidhja e Metës, firmosja në shesh e dekretit dhe akuzat ndaj Ramës (Foto/Video)


Me mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën prej orës 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Nëpërmjet fotove dhe videos së mëposhtme shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve në këtë manifestim të karakterizuar nga flamuj kombëtarë dhe mimozat si edhe disa banderola.

Në podiumin e vendosur përballë Presidencës dhe të rrethuar nga mijëra qytetarë u dhanë disa mesazhe pompoze për mbrojtjen e Kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit.

Përpara qytetarë mbajtën fjalimet e tyre, ish-gjyqtari në Strasburg Ledi Bianku i cili u shpreh se “Rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Debati president mazhorancë nxjerr një tjetër problem, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Pa asnjë gjykatë nuk kemi më forcën e ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës. Kjo çon te arsyeja e dytë”.

Ndërsa Bujar Kapexhiu i bëri thirrje qytetarëve: “Mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga shpirti juaj dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën”.

Deklaratat më të forta i bëri Kreu i Shtetit i cili shigjetoi mazhorancën për lëvizjet e saj për kapjen e Kushtetutës, ku në Meta firmosi edhe dekretin për mosmiratimin nga ana e tij të ligjit për “Betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese” te noterët publikë.

Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë. është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur.

Të mbroj demokracinë e popullit, detyra ime të jemi i pari në luftë me grushtin e shtetit. Jam i lumtur se zëri juaj po dëgjohet në gjithë Shqipërinë, në gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka popullin e Kushtetutës.

Para se të firmos dekretin kundër betimit të gjyqtarëve kushtetues. Vdekje grushtit të shtetit, rroftë shteti i së drejtës, rroftë Republika”- tha Meta.

Meta në fund të fjalës së tij bëri edhe një paralajmërim për mazhorancën e cila nëse nuk reflekton deri më 15 mars, pas kësaj date do firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit”-deklaroi Presidenti.

Ky manifestim në fundin e tij u karakterizua nga një atmosferë e qetë dhe me brohoritje për mbrojtjen e Kushtetutës apo “Shqipërinë si e gjithë Evropa” si edhe thirrjet për “Liri Demokraci”/ Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *